Google ADS

Fotografi i cili ka 50 vite por duket si një 25 vjeçar (FOTO)

18:01 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Mosha thonë nuk fal njeri, e ndërsa femrat sot përmes trajtimeve e një kujdesi të madh për veten mund të përpiqen të frenojnë pak efektet e saj, memeshkujt nuk ndodh kështu.

Megjithatë fotografi aziatik Chuando Tan tregon se nuk ka receta për këtë punë dhe se fytyra e tij prej djaloshi, në fakt, fsheh plot 50 vite që ish modeli nga Singapori mban mbi shpatulla. Të gjithë do të vinin bast se nuk është më shumë se 25 vjeç.

Për një kohë të gjatë Chuando ka punuar si model e më vonë, vendosi të kalonte në anën tjetër të aparatit fotografik, duke u kthyer në një fotograf shumë të vlerësuar të modës e tani vonë ka hapur dhe një agjenci të tijën.

Përveç selfie-ve, subjektet e preferuara të 50-vjeçarit janë VIP-at aziatike por e bën edhe ndonjë përjashtim siç ishte ai në 2008-tën kur punoi me Janet Jackson për ilustrimin e albumit “Discipline”.

Vështirë të mendosh që ky djalë ka ardhur në jetë përpara gjysëmshekulli, shkruajnë mediat e huaja të cilat e etiketojnë si “Dorian Gray”, modern i lindjes së largët.

Eliksiri i rinisë së përjetshme të Chuando-s është tepër i thjeshtë e gati gati banal. Për fizikun e tij të jashtëzakonshëm i duhet të shkojë në palestër çdo ditë. Preferon përgjithësisht të shmangë dushin në orët e vona të natës apo në mëngjes herët dhe ushqim të preferuar ka mishin e pulës.

1501064374-chuando-tan-1

1501064302chuan 13715297_1075368889222799_1171150260_n_mgthumb-interna 13737083_1666467960336394_1979697468_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme