Google ADS

Foshnja me gjuhën më të madhe në botë

15:52 | 13 Tetor 2016
Arbresh.info

Një foshnjë e cila kishte lindur me gjuhë shumë të madhe i është nënshtruar operacionit të dytë me radhë për zvogëlimin e saj.

Mjekët thonë se bebja vuan nga sindromi Beckwith Widermann, një çrregullim i rritjes së tepërt i cili prek një në 11,000 fëmijë të porsalindur në botë transmeton arbresh.info.

Sëmundja e pazakontë shkakton rritjen e tepërt të gjuhës e cila në beben Madison kishte arritur dyfishin e madhësisë së normales, duke shkaktuar kështu probleme në ushqyerje dhe në gëlltitje.

Prindërit e foshnjës  thanë se ata kishin filluar ta ushqenin foshnjën me tuba ushqyes që nga java e parë, ndërsa foshnja nuk ishte në gjendje madje as të formulonte fjalët “mami” dhe “babi” për shkak të gjendjes së saj.

Edhe pse pas operacionit të parë i cili kishte rezultuar të jetë i pasuksesshëm, familja Madison shpreson që të mos ketë nevojë për një tjetër./arbresh.info.

baby-large-adult-sized-tongue-673503

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme