Google ADS

Foshnja 15 muajshe që bën milionat pa u munduar fare (FOTO)

18:11 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Harlen Bodhi White, me faqe topolake, sy blu dhe buzëqeshje engjëllore, është kthyer në fenomen në internet, megjithëse është vetëm 15-muajsh.

Ai ka më rreth  186 000 ndjekës në Instagram, më shumë se Harper Beckham (86,000),  vajza pesë vjeçare e Beyonce, Blue Ivy (97,000) apo edhe se vajza tre-vejçare e Kim Kardashian North West (180,000).

Pas fotografive shumë të pëlqyera, për beben 15-muajshe nuk kanë munguar ofertat nga markat e veshjeve, sajtet e internetit dhe kompanitë e reklamave. Ofertat i kanë kaluar edhe 1 milionë dollarët, e paimagjinueshme për një bebe që ende nuk ka mësuar të flasë.

Nëna e Harlen, Chelsea White, e cila ka qenë modele por tashmë punon si fotografe profesioniste, është shumë e kënaqur me interesin e shfaqur ndaj fëmijës së saj.

Ekspertët thonë se Harlen mund të bëhet bebja e parë në botë që fiton një milionë dollarë. Ngelet për t’u parë se cilat oferta do të pranojë familja e tij.

Ai që tani po u mundëson udhëtime dhe qëndrime në hotele shumë të shtrenjta familjes së tij.

Harlen po gjeneron të ardhura gjithandej, duke nisur që nga numri i madh i lajkave në “Instagram”, klikimet tek videot e tij dhe nga menaxhimi i imazhit.

Jo keq për një iniciativë që e ëma e nisi për kënaqësi, por u kthye në “makineri” parash.

5-14-aylik-bebek-harlen-bodhi-white-instagram-in-yeni-fenomeni-haline-geldi-58ad3c3d20534

bebek_10
1-157 5-18
1858229c86998082996c0a703bf6e847
12716755_1576443316013256_261164515_n
15251643_340157583017737_1494101929800761344_n
15258740_1705319929781735_6319662583536156672_n

 

Të ngjashme