Google ADS

Fjala “Brexit” futet në fjalor

12:24 | 15 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Kur ishte pyetur kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May se çfarë do të thotë fjala “Brexit” ajo kishte thënë se “Bexit do të thotë Brexit”, por tani Fjalori i Gjuhës Angleze Oxford ka ardhur me një shpjegim të ri.

Gjashtë muaj pas përdorimit për herë të parë të kësaj fjale, ajo i është shtuar fjalorit me kuptimin si: “Brexit është propozimi për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, dhe procesi politik i lidhur me këtë largim”, transmeton arbresh.info.

“Ndonjëherë përdoret  specifikisht për t’iu referuar referendumit të Mbretërisë së Bashkuar i mbajtur më 23 qershor të viti 2016, në të cilin shumica votuan pro daljes nga BE-ja”, vazhdon definicioni.

“Brexit” u shtua në Fjalorin e Oxford-it duke marrë parasysh shpejtësinë mbresëlënëse të përdorimit, jo vetëm në Britani por në gjithë botën./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme