Google ADS

Fiton lotarinë prej 758,7 milionë dollarësh, bëhet njeriut më i pasur në botë

20:58 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Askush më parë nuk ka fituar kaq shumë para në ndonjë lotari, ndërsa sot nga një lotari janë fituar 758.7 milionë dollarëve.

“Çmimi i madh i Powerball prej 758,7 milionë dollarëve u fitua nga një biletë e vetme në Masaçuset, vlera më e madhe në histori për një biletë të vetme”, shkruan në Twitter “Powerball USA”, duke shtuar se dhe katër bileta të tjera kishin kapur vlerën e mbi një milion dollarëve.

Pronari i biletës fituese, e kishte blerë në një dyqan në qytetin e Chicopee (verilindje) dhe mund të paraqitet kur të dojë brenda vitit për të tërhequr paratë.

Sipas “Powerball USA”, ai mund të zgjedhë që të marrë shumën e fituar me këste për 30 vite, ose të marrë një shumë unike prej 480,5 milionë dollarë, gjë që preferohet më shumë nga fituesit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme