Fiton lotarinë me numrat që kishte parë në ëndërr

07:42 | 5 Janar 2017
Arbresh.info

Një grua kanadeze që ka përdorur numra të njëjtit numra lotarie për gati 30 vjet ka fituar lotarinë me para me vlerë prej 3.9 milionë euro.

Olga Benoni nga Passage Lindor në Nova Scotia, thotë  se ka “ëndërruar” grupin fitues të numrave në maj të vitit 1989 dhe ka përdorur rregullisht të njëjtit numra  qysh atëherë.

“Unë i di numrat përmendësh,  dhe mendova se i  pashë të njëjtit në ekranin televiziv pas  hedhjes së shortit, por shikimi im nuk është I mirë”  citohet Beno të ketë thënë, shkruan BBC.

“Kështu që unë e harrova këtë gjë”, ka vazhduar ajo.

Të nesërmen në mëngjes, ajo  kishte parë edhe njëherë nëpër gazeta shifrat fituese.

“Në fillim mendova – nuk mund të jetë e vërtetë.  Është një gabim në letër  dhe pastaj i thash  motrës time,” Mendoj se kam fituar lotari ‘, është shprehur Beno e cituar nga Lottery Atlantik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme