Një pensioniste me banim në Groseto të Italisë humbi ndjenjat pasi fitoi 5 milionë euro me një biletë lotarie “Gratta e vinci” (Gërvisht dhe fito).
Gruas mësohet se i ka rënë të fikët në dyqanin ku kishte blerë biletën që e bëri të pasur.
Mediat italiane theksojnë se pensionistja e mori veten pas disa minutash dhe u largua shumë e lumtur.
Identiteti i fitueses nuk bëhet i ditur.
“Bëhet fjalë për një kliente që dëshiron të mbetet anonime”, ka thënë për Ansa-n titullari i kompanisë.
Ndërsa shitësi i biletës u shpreh: “E përgëzuam pasi i dhamë ndihmën e parë. Atë biletë ia kam shitur me dorën time. Ishte një emocion i fortë edhe për mua”.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation