Tuaregët janë një nga popujt më misteriozë në Afrikë.
Rreth 2 milionë prej tyre jetojnë në Saharanë, ndërsa ata janë të njohur kryesisht për rrobat e tyre blu dhe për endjet nëpër shkretërirë, transmeton portal arbresh.info
Mënyra e tyre e jetesës është shumë e pazakontë, veçanërisht kur bëhet fjalë për gratë dhe lirinë e tyre, transmeton portal arbresh.info
Ndryshimi i tyre kryesor është tradita e matriarkatit.
Në këtë fis lejohet që vajzat të kenë dashnorë para martesës, ndërsa burrat kur të arrijnë një moshë madhore duhet të mbajnë vello mbi fytyrë.
Tuaregët i përkasin besimit mysliman, por zakonet e tyre bien ndesh me besimin mysliman dhe traditën.
Në këtë fis, privatësia është shumë e rëndësishme dhe duhet respektuar. Një grua mund të vizitohet çdo natë nga një partner tjetër, nëse vjen në çadrën e saj në errësirë dhe e lë atë para agimit. Në çadrat e tyre, gratë janë dashnore.
Burrat zakonisht i gjykojnë gratë nga këngët që ua shkruajnë në një copë druri, ndërsa gjithnjë zgjedhin atë që reagon ndaj këngës së tyre.
Divorcet në këtë fis janë të njohura dhe kryesisht vendosën nga gratë. Në këto raste, gratë zakonisht mbajnë çadrën, kafshët dhe fëmijët, ndërsa burri kthehet në familjen e prindërve.
Kontratat paramartesore janë gjithashtu të njohura, të cilat ndajnë pronën në rast divorci. Familja e një gruaje të divorcuar bën një festë si pjesë e divorcit të saj dhe kështu u bën të ditur burrave të tjerë se ajo është sërish beqare.
Gratë e këtij populli nuk mbulojnë fytyrat, prandaj këtë gjë e bëjnë burrat. Ata quhen burrat blu të Saharasë dhe emri vjen pikërisht nga rrobat e tyre.
Burrat Tuareg veshin çallma blu dhe mbulojnë fytyrën pjesërisht për mbrojtje nga dielli, por edhe si pjesë e traditës së fshehjes së emocioneve. Burrat Tuareg fillojnë të mbajnë velin në moshën 25 vjeç. Ky vello blu fsheh gjithë fytyrën përveç syve.
Besohet se një veshje e tillë mbron burrat edhe nga syri i lig.
Mbulesa e fytyrës vishet ndryshe në situata të ndryshme shoqërore. Më së shumti vishet për të shprehur respektin në prani të shefit, të moshuarve dhe vjehrrave./arbresh.info/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës