Fishekzjarrët përbëhen nga një përzjerje piroteknike, prej “rreth 75% nitrat kaliumi, 15% karbon, 10% squfur “, shpjegon Günter Klein-Sommer, kimist dhe piroteknik. Për ngjyrat shtohen lidhje bakri, bariumi apo stronciumi, që shkaktojnë efektet blu, të kuqe apo të gjelbër.
Fishekzjarrët e parë duhet të jenë prodhuar në kohën e dinastisë kineze të Zongve (960-1270). Si shpikës i tyre konsiderohet murgu Li Toam. Por fishekzjarrët e parë bënin më tepër zhurmë se sa efekte drite.
Në shekullin e 14-të fishekzjarrët u përhapën në Itali ku u zhvilluan edhe më tej. Në Evropë ato përdoreshin në raste festash dhe ceremonish politike, kurse në Japoni, ku fishekzjarrët quhen “hana-bi” (“Lule prej zjarri”) ato përdoren gjatë ceremonive fetare.
Sot fishekzjarrët përdoren për ceremoni dhe festa të ndryshme. Por fishekzjarrët shkaktojnë ndotje të mëdha të mjedisit. Gjatë vitit 2016 në Gjermani p.sh. janë shkaktuar prej fishekzjarreve 5000 tonë pjesëza toksike karbonike që janë të barabarta me 17% të gjithë sasisë së këtyre pjesëzave të shkaktuar nga karburanti i automjeteve.
A shkaktojnë fishekzjarrët ndotje të mëdha të mjedisit?
Përfaqësuesit e industrisë së prodhimit të fishekzjarrëve thonë se dëmi që shkaktojnë ato nuk mund të krahasohet me dëmin që shkaktojnë automjetet me naftë. Lëndët toksike që çlirohen prej djegies së naftës mund të shkaktojnë kancer dhe të rrezikojnë fertilitetin.
Kurse fishekzjarrët përbëhen kryesisht nga kripëra që gjatë djegies shndërrohen në karbonat kalciumi. Ky thith shpejt lagështi dhe largohet prej atmosferës, thonë ata.
Megjithatë edhe fishekzjarrët e dëmtojnë mjedisin. Sepse ato ndër të tjera shkaktojnë mjaft mbeturina si dhe ndotje akustike. Zhurma e tyre është e dëmshme për veshët e njerëzve dhe për kafshët.
Pra, kush do të kontribuojë për mbrojtjen e mjedisit, mund të gëzohet duke parë fishekzjarrët e të tjerëve dhe të mos ndezë të tilla vetë.
Gjithësesi problemi më i madh sipas Günter Klein-Sommer janë fishekzjarrët e kategorisë F2 që lejohet t’i ndezin vetëm të rriturit. Por këta shpesh nuk respektojnë distancën prej të paktën 8 metrash dhe kjo shkakton aksidente./DW/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç