“Ferrari F430”, i vjetër 10 vjet, me ngjyrë të kuqe, i cili i takonte presidentit amerikan Donald Trump, është shitur në ankand për 270.000 dollarë, njoftoi shtëpia “Auctions America”, duke mos bërë të ditur identitetin e blerësit.
“Versionet e ngjashme të modeleve, pronarët e të cilëve zakonisht nuk janë personalitete të njohura, shiten me çmim prej 125.000 deri 175.000 dollarë, varësisht nga ajo se sa kilometra kanë kaluar, dhe se në çfarë gjendje janë, si dhe varësisht nga pajisjet optike”, tha zëdhënësja e kësaj shtëpie Ejmi Kristi, transmeton të dielën AFP.
Në ankand morën pjesë një numër i madh i adhuruesve të automobilave dhe përkrahësve të Trump, të cilët kanë pëlqyer modelin “F430 kupe” nga viti 2007, në Fort Lauderdejl, 50 kilometra në veri të Majamit.
Trump në kohën e tij kishte blerë “Ferrari”-n e ri si automobil personal, pronar i të cilit kishte qenë më shumë se katër vjet.
Ai kishte kaluar me të 3.862 kilometra, derisa 9.656 kilometrat tjerë i kishte kaluar pronari tjetër i veturës, të cilën e kishte blerë në vitin 2011, ndërsa po ashtu identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...