Fermeri fiton Kampionatin Botëror me Kungullin 1,121 kilogramësh

22:21 | 17 Tetor 2024
E.H

Fermeri nga Minnesota e ShBA-së, Travis Gienger, ka fituar Kampionatin Botëror të Peshimit të Kungullit, të organizuar nga Safeway, me një kungull gjigant prej 1,121 kilogramësh, të cilin ai e ka quajtur “Rudy.”

Gienger udhëtoi nga qyteti i tij, Nowthen, deri në Half Moon Bay të Kalifornisë me kungullin e tij kolosal, ku ai u vendos mbi një peshore të madhe, duke u shpallur më i rëndi në garë.

Ky sukses shënon fitoren e katërt të Giengerit në Kampionatin Botëror të Peshimit të Kungullit të Safeway.

Në edicionin e vitit 2023, Gienger kishte fituar gjithashtu me një kungull prej 1,246 kilogramësh të quajtur “Michael Jordan,” që u regjistrua edhe në Librin e Rekordeve Guinness si kungulli më i rëndë në botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme