Dielli është një hap larg nisjes së letargjisë. Prej disa kohësh, ylli jonë po arrin në pikën më të ulët të aktivitetit në 11 vitet e fundit, gjë që e konfirmon edhe zhdukja e njollave nga sipërfaqja e tij.
Vrojtimi dhe konfirmimi mbërrin nga astrofizikantët. Gjithashtu, sipas Institutit Kombëtar të Astrofizikës në Itali, ditët e fundit dallohet edhe një aktivitet shumë i rrallë mbi sipërfaqen e Diellit, që ndryshe quhet fotosfera.
Gjithsesi sipas kreut të këtij instituti, kjo ndoshta është nisja e procesit, pasi sipas parashikimeve pika minimale e aktivitetit të tij do të verifikohet në muajt në vijim.
Përiudha që Dielli është pa njolla zgjat kryesisht rreth 800 ditë, dhe ky fenomen shoqërohet me riorganizmin e fushës magnetike të tij.
Në Tokë mund të vërifikohen aurora të shpeshta polare, stuhi gjeomagnetike por edhe ndryshime në jonosferë, pikërisht aty ku shperndahen dhe valët radio.
Gjatë letargjisë së Diellit gjithashtu verifikohet një ulje e intensitetit të erës diellore, gjë që e bën sistemin tonë të jetë më lehtësisht i sulmueshëm nga rrezet kozmike.
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...