Femrat e gjata plaken më shpejt?

16:33 | 19 Nëntor 2016
Arbresh.info

Femrat e gjata kanë një risk më të madh për të pasur probleme fizike, pasi arrijnë moshën 70- vjeçare, por ky efekt mund të zbutet me një dietë dhe stil jete të shëndetshëm.
Studimi i fundit, lidhur me gjatësinë te femrat tregoi se ato që janë më të shkurtra kanë më pak probleme, në krahasim me gratë e gjata, të tilla si çështjet e shëndetit dhe çështjet e sëmundjeve mendore.

Ky është një prej rezultateve të studimit të prezantuar nga “American Heart Association”, në New Orleans.

Studiuesit e universitetit të Harvard-it kanë analizuar të dhënat e mbi 68 mijë femrat që janë marrë në vitin 1980, vit në të cilin janë mbledhur të dhënat e peshës, gjatësisë, stilit të të ushqyerit, dhe në vitin 2012, kur studiuesit kanë vëzhguar ‘plakjen’, pra problemet e kujtesës, ose ato fizike, si dhe sëmundje të tjera kronike.

Femrat janë ndarë në 5 grupe sipas gjatësisë së tyre. Sipas rezultateve, shkruan Shije, femrat me gjatësi mesatare mbi 172,2 centimetra kishin një probabilitet më të ulët për t’u plakur “shëndetshëm”.

Brenda grupit gjithsesi, femrat gratë që kishin një dietë më të shëndetshme, më të pasur me fruta dhe perime, si dhe drithëra integrale, kishin rezultate më të mira.

“Me fjalë të tjera, shpjegon Wenjie Ma, autorja kryesore e studimit, publikuar në “Live Science”, – një dietë e shëndetshme mund ta dobësojë lidhjen mes gjatësisë dhe plakjes”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme