Fazat e Hënës ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në natyrë dhe gjënë e gjallë, dhe kjo vlen dhe për qeniet njerëzore. Kështu që duhet pak sinkronizim me ritmet e satelitit të Tokës pasi veprimet e saj janë shumë ndihmuese për ne.
Njerëzit e hershëm zgjidhnin modelin më të favorshëm të kalendarit hënor për të mbjellë fushat, lulet në vazo, apo për të vendosur verën në shishe. Sot shumë nga këto zakone antike kanë tendencën të humbasin, por disa prej tyre mund ti shfrytëzojmë për mirëqenien tonë.
Veprimet e hënës ndikojnë në lëvizjen e ujërave të deteve për shkak të aktivitetit të saj gravitacional. Një efekt i ngjashëm ndodh dhe në organizmin tonë, duke pasur parasysh se 60% e tij është lëngje. Për këtë arsye periudha e hënës në zbehje duhet shfrytëzuar për një regjim ushqimor detoksifikues dhe pastrues. E kundërta, kur hëna është në rritje deri në hënën e plotë, lëngjet kanë tendencën të shtohen në pjesën më të madhe të organizmit.
Hëna në rritje favorizon nisjen e një regjimi pak kalorik, për të hequr pak peshën e tepërt. Më shumë vëmendje gjatë hënës së plotë kur kemi më shumë uri dhe tendenca është për tu shëndoshur. Më mirë të hani pak dhe të pini më shumë. E kundërta, kur hëna është në zbehje tendenca për tu shëndoshur është më e pakët dhe mund të ‘abuzoni’ pak.
Çfarë të bëni kur hëna është në rritje?
Kjo fazë karakterizohet nga akumulimi i energjisë: është momenti ideal për të bërë projekte, të fillosh aktivitete të reja, shoqëri, të fillosh një terapi, të presësh flokët nëse dëshiron të forcohen dhe të rriten më shpejt dhe ekziston tendenca e shëndoshjes.
Çfarë të bëni kur hëna është në zbehje?
Është një fazë konsolidimi, pas kulmit të energjisë kur hëna është e plotë. Një energji që duhet administruar më së miri për të parandaluar nervozizmin dhe frustrimin. Është momenti i duhur për të thyer një marrëdhënie pune, për të pikturuar, pasi ngjyrat thahen më mirë, për të larë e shpëlarë. Gjithashtu është momenti i duhur për t’iu përkushtuar kujdesit ndaj lëkurës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...