Google ADS

Fara e zezë është ilaç efikas, madje edhe për sëmundjet më të rënda!

15:29 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Studimet shkencore tregojnë për dobinë e shumëfishtë të kësaj bime dhe për efektin e saj të dobishëm në balancimin e metabolizmit dhe sistemit të imunitetit si bazë për funksionim të shëndetshëm të organizmit.

Mirëpo për t’u arritur efekti i dëshiruar është e nevojshme të dihet dozimi i drejtë, si edhe koha në të cilën mund të priten efektet pozitive, transmeton Telegrafi.

Nigella Sativa është një bimë, lëngu i së cilës mjekon çrregullimet e menstruacioneve, mbyt parazitet në zorrë, shërben kundër paralizës, etheve rekurente, hemorroideve, kundër acarimeve akute, kundër rënies së flokëve, si dhe kundër halucinacioneve.

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Sipas mjekësisë moderne, ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS-i apo sëmundjet tumorale.

Efektet janë shumë të mira kryesisht kur përdoret edhe mjalti, ndikon në procesin e rritjes. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të lihet jashtë vëmendjes.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:

 • Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm;

• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale;

• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut;

• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve.

Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. /Telegrafi/

black-seed-nigella-sativa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme