Të gjithë e dimë se Amelia Earhart ishte gruaja e parë që fluturoi si pilote e aeroplanit. Gjithashtu të gjithë e njohim edhe Harriet Quimby gazetarja e parë që shkroi për aeroplanët dhe ajo ishte e para që përdori termin “linjë ajrore”.
Edhe Emma Lilian Todd është mjaft e njohur për faktin se ajo kishte dizajnuar makina fluturuese në të njëjtën kohë sikurse vëllezërit Wright, transmeton arbresh.info.
Mirëpo zbulimet e personave në vazhdim edhe pse nuk janë qenësore sikur ato të më sipërmet, kanë lehtësuar fluturimin në masë të madhe.
Ratchford, e cila ishte stjuardesë në atë kohë, kishte parë se sa e vështirë ishte bartja e valixheve nëpër aeroporte dhe vendosi që të dizajnonte diçka që do të lehtësonte një gjë të tllë. Ajo morri patentën për ndërtimin e valixheve me rrota në vitin 1978.
Ajo zbuloi metodën e thirrjes me dritë që përdoret në aeroplanë dhe hotele. Nëse shtypet një buton i caktuar afër ulëses së pasagjerit, atëherë një stjuardesë do t’u përgjigjet thirrjeve tuaja. Ajo morri patentën për ndërtimin e këtij sistemi në vitin 1888.
Një studente e infermierisë ishte munduar për një kohë të gjatë të gjente një mënyrë pastrimi pa përdorur ujin. Tashmë shumë fluturime përdorin zbulimin e saj, që është një gel me përbërje alkooli, për të pastruar duart, ulëset e dorezat e dyerve të aeroplanit.
Nëse keni udhëtuar ndonjëherë me aeroplan mund ta keni vërejtur se gjatë fluturimit ju jepen disa gjëra për të lehtësuar fluturimin, e në mesin e tyre është edhe maska për sy. Golding dizajnoi një gjë që do të ndalonte dritën dhe patentën për këtë zbulim e mori në vitin 1951.
Zbritja emergjente është një gjë që jo të gjithë dëshirojnë ta mendojnë, por dikush mendoi dhe zbuloi njërën ndër ndihmat më esenciale të një aterrimi emergjent, barkat e shpëtimit. Edhe ky zbulim u bë nga një grua e quajtur Maria Beasley. Patentën për ndërtimin e këtyre barkave e mori në vitin 1880.
Aktorja nga Hollywood-i, Hedy Lamarr, zbuloi “Sistemin Sekret të Komunikimit” që i parapriu sistemit të lidhjes me internet që përdoret në ditët e sotme. Në fillim ishte i dizajnuar për përdorim gjatë luftës e që tani përdoren në çdo aeroplan dhe në çdo fluturim. Prandaj nëse jeni në gjendje të postoni fotografi në Facebook gjatë kohës kur jeni në qiell, duhet ta falënderoni Hedy Lamarr./Arbresh.info