Për të parandaluar shfaqjen e aciditetit të stomakut rekomandohet të mos bëhen sforcime fizike me stomakun plot dhe nevojitet një ushqyerje e rregullt dhe ushqimi duhet të përtypet ngadalë.
Mjekët thonë se duhet të realizohen 5 vakte në ditë, si dhe duhet të evitohet përdorimi i shpeshtë i ushqimeve të tilla si hudhra, qepa, kafja, agrumet, domatet, ushqimet pikante, pijet me gaz, salcat, lëngjet e frutave etj.
Nga ana tjetër, rekomandohen pastat, rizotot, pula, peshku, molla, dardha, karotat, kungulleshkat. Këshillohen dhe çajet si kamomili, xhenxhefili i freskët.
Ndjesia e djegies së stomakut është një simptomë e shpeshtë që ka shumë shkaktarë.
Zakonisht, pacienti referon për një ndjesi djegieje që fillon në regjionin e stomakut, dhe që ka tendencën të ngjitet drejt qafës.
Kjo ndjesi mund të përhapet deri në fyt, te nofulla e poshtme, në duar dhe në shpinë. Shpesh djegia e stomakut ngatërrohet me dhimbjet me origjinë kardiake.
Trajtimi bëhet me medikamente antiacide që bëjnë të mundur neutralizimin e lëngjeve gastrike, antagonistët e receptorëve H2 të histaminës, të cilët reduktojnë prodhimin e acidit gastrik, inhibitorët e pompës proteinike, të cilët bllokojnë prodhimin e acidit gastrik, antibiotikët që ndihmojnë në eliminimin e Helicobacter Pylorit, si dhe prokinetikët që nxisin zbrazjen e shpejtë të stomakut./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?