Fakte interesante rreth shtetit të Rusisë, që ndoshta nuk i dini

10:21 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Kultura ruse është një nga më të pasurat dhe me më shumë ndikim në botë. Në Rusi ekzistojnë 160 grupe etnike që flasin rreth 100 gjuhë të ndryshme,përcjell arbresh.info

Letërsia e çmuar ruse e arriti kulmin e saj në shekullin e 19, kur autorë si Tolstoi, Dostojevski, Pushkini dhe Turgenievi shkruan disa nga librat më influencues në botë.

  1. Kultura

Kultura ruse është një nga më të pasurat dhe me më shumë ndikim në botë. Në Rusi ekzistojnë 160 grupe etnike që flasin rreth 100 gjuhë të ndryshme. Popullsia më e madhe flet rusisht. Gjuha e dytë më e rëndësishme është tetrian, që flitet nga 5 për qind e popullsisë. Letërsia e çmuar ruse e arriti kulmin e saj në shekullin e 19, kur autorë si Tolstoi, Dostojevski, Pushkini dhe Turgenievi shkruan disa nga librat më influencues në botë. Muzika, baleti, piktura dhe kinemaja janë lëvruar gjithashtu nga artistë të mëdhenj rusë.

  1. Arkitektura

Fillimi i arkitekturës ruse ishin strukturat mbresëlënëse prej druri të ndërtuara në epokën sllave. Pas saj erdhi ndikimi i fuqishëm bizantin. Strukturat më të bukura prej guri ishin në Kremlin dhe kishat si ajo e Shën Bazilit, në Sheshin e Kuq në Moskë e ndërtuar në shekullin e 17.

  1. Ushqimi

Klima e ftohtë ka pasur shumë ndikim në kuzhinën ruse. Supat janë shumë të njohura, veçanërisht ajo me panxhar, që është një nga më tradicionalet. Si pjata dytësore janë çomleku dhe patatet. Pula përdoret gjithashtu shumë. Ushqimi është zakonisht me shumë kalori dhe shërbehet me alkool.

  1. Pijet

Vodka është pa dyshim pija alkoolike më e njohur në Rusi. Shërbehet midis dhe së bashku me vakte të ndryshme. Sasia e alkoolit të vodkës shkon deri në 40 për qind. Nga vetë fjala “vodka” nënkupton pak ujë, duke qenë se voda në rusisht ka kuptimin e ujit. Fjala u përdor për herë të parë në vitin 1405.

  1. Sporti

Skuadrat ruse janë mjaft të afta në lloje të ndryshme të sportit dhe kanë fituar shumë medalje dhe trofe. Dy llojet më të njohura të sportit janë futbolli dhe hokeji në akull. Rusët janë zakonisht fitimtarë në sportet e dimrit, si skia dhe patinazhi në akull.

  1. Ngjarje speciale

“Netët e bardha” në Shën Petërburg konsiderohen si një ngjarje shumë e veçantë që nuk duhen humbur. Këto net ndodhin zakonisht gjatë qershorit dhe korrikut, në kulmin e verës, kur janë më të gjata dhe qytetet e mëdha mbajnë festivale verore dhe shumë evente të tjera kulturore.

  1. Monumente

Kremlini është zemra e Moskës, anë lumit që mban emrin e qytetit dhe që kalon pranë Sheshit të Kuq dhe katedrales së Bazilit, e cila është një monument shumë i njohur në Rusi. Kremlini përfshin katër pallate, katër katedrale, murin dhe po ashtu edhe kullat. E gjithë zona përkufizohet si rezidenca zyrtare presidenciale.

  1. Tradita

Bërja e një dushi të nxehtë në “banya” është një nga traditat më të njohura ruse. Rusët frekuentojnë banja publike dhe private edhe sot e kësaj dite, ku kalojnë disa orë në çlodhje totale.

  1. Rezervat natyrore

Në Rusi ekzistojnë 41 parqe natyrale që ruhen në mënyrë strikte. Lucini Ostrov në Moskë është një pyll i gjerë, rezerva e parë natyrore e shpallur në vend. Bota shtazore është gjithashtu shumë e pasur.

  1. Vetëm në Rusi

Kukullat ruse (Babushkat) konsiderohen si simboli i vetëm i këtij kombi dhe padyshim janë suveniret më të njohura që blejnë turistët që vizitojnë Rusinë. Babushkat e vërteta bëhen prej druri, pikturohen me dorë dhe konsiderohen si vepra arti të shtrenjta.

27 rusë janë fitues të çmimit “Nobel”; lista përfshin emra të njohur si: Bunin, Pasternak, Kapitsa, Landau, Gorbaçov, Solgenicin dhe shumë të tjerë.

Trinia, ura në Shën Petërburg, është projektuar nga inxhinieri francez Gustave Eiffel.

Treni transsiberian nga qyteti i Vladivostokut në Moskë udhëton për 152 orë dhe 27 minuta pa ndalesa.

Në Rusi ka 10 milionë femra më shumë sesa meshkuj.

Rusët e vënë unazën e martesës në dorën e djathtë.

Rusia ka çuar qenin e parë në hapësirë, ai quhej Laika.

Në shekullin e 18, Rusia ishte perandoria më e madhe në botë, ajo shtrihej mbi zona si Polonia, Europa deri në Alaskë në Amerikën e Veriut.

Rusia gjithashtu ka 695 tonë uranium, më shumë se çdo vend tjetër në botë (SHBA është e dyta me 604 tonë). Ky është një lloj uraniumi i domosdoshëm për prodhimin e energjisë bërthamore.

Territori rus është i ndarë në 9 zona të ndryshme kohore (një tjetër rekord botëror), përcjell GSH. Deri në vitin 2010 ishin 11 të tilla. Zgjedhja për të reduktuar zonat erdhi nga qeveria, për të zgjidhur një sërë problemesh të transportit dhe të komunikimit.

Transporti. Çdo ditë, 9 milionë njerëz hipin në metro në Moskë, duke e bërë atë sistemin e dytë më të ngarkuar të metrove në botë (pas Tokios). Ai u hap në vitin 1935.

Në mesin e rekordeve negative të vendit është korrupsioni. Rusia është në vendin e 127 në klasifikimin vjetor të Trasparency International. Këtu bëhet fjalë për kostot e punëve publike.

Një tjetër rekord negativ është përdorimi i alkoolit. Çdo rus konsumon mesatarisht 18 litra alkool në vit: dyfishi i sasisë që ekspertët thonë se është e rrezikshme për shëndetin. Konsumimi i tepërt shkakton 500 mijë vdekje në vit.

Situata nuk është më mirë edhe kur bëhet fjalë për krimin: Rusia ka një nivel vrasjesh 9.7 për 100 mijë banorë, rreth dyfishin e vrasjeve në SHBA.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Rusia është vendi i pestë më i rrezikshëm në botë për gazetarët. Që nga viti 1992, janë vrarë 56 gazetarë.

-Rusia është një vend me pabarazi të theksuara ekonomike. Sipas hulumtimit nga Ëealth-X International, Rusia renditet e dyta në klasifikimin botëror të miliarderëve./arbresh.info

 

Të ngjashme