Ëndrrat është vështirë të kuptohen dhe ato paraqesin një fenomen të gjerë, i cili kërkon studime të thella. Rreth 90% të ëndrrave nuk i mbajmë në mend Ne të gjithë ëndërrojmë, por rrallë ndodh që të na kujtohet më pas ëndrra në tërësi.
Sapo të zgjohemi, ne fillojmë ta humbim kujtimin e asaj që sapo kishim parë në ëndërr. Sipas një studimi, 5 minuta pas zgjimit ne harrojmë deri në 50% të ëndrrës. Pas dhjetë minutave, harrojmë deri në 90%.
Ëndrrat nuk janë fabrikim i trurit tonë Ne të gjithë shohim ëndrra, ku ndodh të shohim vende të panjohura për ne, njerëz tërësisht të panjohur. Ajo që është interesante, është se asnjë vend, apo person i tillë nuk është i fabrikuar. Që të gjithë ata janë realë. Ne shohim me miliona njerëz gjatë jetës, por shumicën prej tyre nuk kemi rastin t’i njohim. Kjo d.m.th. se truri ynë ka një burim të pashtershëm të personazheve, të cilat mund t’i përdorë në ëndrra.
Ëndrrat e rëndomta Ka disa lloje të ëndrrave, që janë të rëndomta thuajse për të gjithë njerëzit. Aty përfshihen aksidentet e trafikut, vonimi për të hyrë në provim, rënia nga lartësitë e mëdha, të qenit dëshmitar i vdekjes së ndonjë personi, i cili në realitet është i gjallë, etj.
Edhe njerëzit e verbër shohin ëndrra Është e çuditshme, por edhe të verbrit shohin ëndrra “të gjallërishme”, sikur edhe ata që nuk janë të verbër. Kjo vlen për ata që nuk kanë lindur të verbër, derisa ata që kanë lindur të verbër ëndrrat i përjetojnë me ndjenja të të prekurit, zërit, shijes.
Derisa flini, jeni gjysmë të vdekur Kjo mund të duket deklaratë e ndonjë plake, por është fakt që, gjatë gjysmës së kohës, sa jeni fjetur, ju jeni teknikisht i vdekur. Sipas studimeve, shpirti ynë hyn dhe del nga trupi me mijëra herë për sekondë.
Ndjenjat tona fizike inkorporohen në ëndrra Shpesh e kemi provuar këtë, që ndjenja fizike nga bota reale, të inkorporohet në ëndrrat tona. Shembulli më i rëndomtë është se, kur keni nevojë të urinoni, shihni edhe ëndërr se keni nevojë të urinoni, apo kur keni etje, etj.
Gjatë gjumit jemi të paralizuar Ju me gjasë mund të thoni se, meqë derisa flemë, ne e ndërrojmë pozitën, atëherë si është e mundur që të jemi të paralizuar? Një artikull i botuar tash vonë ka treguar se gjëndrat fillojnë ta sekretojnë një hormin, i cili ndihmon fillimin e gjumit dhe neuronet dërgojnë sinjale në boshtin kurrizor, të cilat bëjnë që trupi të relaksohet dhe, më pas, të bëhet esencialisht i paralizuar.
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë