Fakte interesante që nuk i keni ditur për kafenë

14:50 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokrrave të thara (pjekura) të kafesë, po ashtu është quajtur groshë kafeje, që rrjedhin nga druri i kafesë, përcjellë arbresh.info

Është pija më e përhapur (pas ujit): Çdo ditë në botë konsumohen pothuajse 1,6 miliard filxhanë me kafe. Një shifër impresionuese. Konsumohet në çdo cep të planetit, por më poshtë janë 10 fakte që (ndoshta) nuk i dini.

Historia e kafesë
Arabët ishin jo vetëm kultivuesit e parë të kafesë, por, po ashtu, të parët që nisën tregtinë me të. Nga shekulli 15, kafeja tashmë po rritej në distriktin Jemenas të Arabisë dhe nga shekulli 16 u bë e njohur në Persi, Egjipt, Siri dhe Turqi. Kafeja nuk pihej vetëm nëpër shtëpi, por edhe në shumë kafenetë publike të quajtura kahve khaneh (kafehane), që nisën të shfaqeshin në qytete nëpër Lindjen e Mesme. Popullaritetit i kafeneve ishte i pakrahasueshëm dhe njerëzit i vizitonin ato për gjithfarëlloj aktiviteti. Pa vonuar, ato shpejt u bënë një qendër aq e rëndësishme për shkëmbim informacionesh, saqë kafeneve shpesh u referohej si “Shkolla të të mençurve.” Më vizitimin e mijëra haxhinjve të qytetit të shenjtë të Mekës për çdo vit nga e gjithë bota, fjala për “verën e Arabisë” – siç shpesh quhej kafeja – nisi të përhapej përtej Arabisë. Në përpjekje për të mbajtur monopolin në tregtinë hershme të kafesë, arabët vazhduan të ruanin nga afër prodhimin e tyre të kafesë.

Ja disa fakte interesante që nuk i keni ditur

1.Vendi ku konsumohet më shumë kafeja është Finlanda, me 12 kg në vit për person. Ndërsa vendi ku konsumohet më pak është Portoriko me 400 gramë kafe për çdo njeri. Mesatarja ditorë në botë e konsumimit të kafesë është 1,3 kg në vit për njeri.

2. Kafeina mund të vrasë. Por nëse pi mes 80 deri në 100 filxhan kafeje në një kohë të shkurtër (rreth 3 orë).

3. Kafeja ka të paktën 1000 komponentë kimike. Disa nga këto vazhdojnë të studiohen nga shkenca dhe mund të përdoren në të ardhmen për të kuruar sëmundjet kardiake dhe pagjumësinë. Por sipas disa studimeve të tjera, kafeja mund të mbajë në doza të vogla edhe disa substanca kancerogjene.

4. Një studim i vitit 2008 i Universitetit të Lund të Suedi tregoi që pirja e kafesë ul rrezikun e kancerit të gjirit, të paktën për gratë që kanë një variant relativisht të përbashkët të gjenit CYP1A2, që ndihmon të metabolizojë estrogjene dhe kafe.
Ndërsa në vitin 2011 “Harvard School of Public Health” pas një studimi të bërë mbi 48.000 burra, arriti në përfundimin që pirja e mbi gjashtë filxhanëve kafe në ditë ul në 60% rrezikun e kancerit të prostatës.
Studimi më i fundit thekson fuqinë e kafesë si në “antidepresiv”. Gjithnjë sipas “Harvard School of Public Health”, personat që konsumojnë nga 2 deri në 4 filxhanë të vegjël me kafe çdo ditë kanë 50% mundësi më pak të vetëvriten në krahasim me të tjerët.

5.Rreth viti 1000 disa tregtarë arabë sollën nga udhëtimet në Afrikë disa kokrra kafeje nga të cilat dilte një pije eksituese dhe nga kjo e quajtën qahwa (“eksitante”). Nga fjala turke kahve në italisht dhe shqip kafe kalimi i emrit që i shpejtë. Por ka studiues që thonë se emri vjen nga Caffa, zonë e Etiopisë ku kafeja rritet spontanisht.
Kafeja u shpërnda në Europë vetëm në shekullin XVII me emrin provizor “vera nga Arabia”, për meritë të tregtarëve venecianë që jetonin në Stamboll.
Fillimisht disa kisha katolike e cilësuan si një “pije të djallit” për shkak të vetive të saj emocionuese. Ata i kërkuan Papa Klementit VIII  të ndërhynte. Por para se të merret vendimin, ai vendosi ta shijonte vetë. Atij i pëlqeu aq shumë, saqë dha aprovimin për të. Deri në agimin e viteve 1700, kur kafeja u kthye në një vend ku takoheshin filozofë dhe iluministë.

6.Princi Çarls i Anglisë, i pasionuar pas terapive mjekësore alternative, është një mbështetës i fortë i enemave të kafesë si një kurë antikancer (bëjnë pjesë në të ashtuquajturën kura Gerson që parashikon mes të tjerave edhe injektime vitaminash). Në Amazon shitet pajisja për ta bërë vetë kurën.
Në foto një kuadër nga një dokumentar për një grua nga St. Petersburg, në Florida, që është bërë një e “varur” e enemave të kafesë. Ajo dhe burri i saj bëjnë 100 në një muaj.

7.Kompozitorit Johann Sebastian Bach i pëlqente aq shumë kafeja sa i dedikoi një kantatë: “Kaffeekantate”, luhej në Lipsia, në Gjermani, mes viteve 1732 dhe 1735. Ndërsa Bethoveni ishte aq dashamirës i pasionuar i kafesë, saqë i njihte saktësisht 60 kokrra për filxhan të kafesë, kur e përgatiste atë.
Dramaturgu dhe novelisti francez Honore de Balzac supozohet të ketë pirë 50 filxhanë me kafe në ditë për t’u frymëzuar gjatë shkrimit. Është frikësuese të mendosh që doza vrasëse është rreth 100 filxhanë.

8.Sipas një studimi të Universitetit të Queensland, publikuar në “Journal of Science and Medicine in Sport”, 14 çiklistë që kishin pirë kafe një orë para garës kishin fituar 2 % më shumë në aspektin e shpejtësisë.
Në kulturën e lashtë arabe, një grua mund të shkurorëzohej nga burri vetëm nëse atij s’i pëlqente kafja sa duhet.

9.Dy llojet kryesore të kafesë, janë Robusta (e forta), vjen nga Afrika dhe arabja nuk kanë të njëjtat karakteristika organoleptike. Kafeja robusta (afrikania) shpesh herë ka dyfishin e kafeinës të arabes, kjo e fundit është më e shtrenjtë, por më pak e “fortë”. Por një kafe e mirë varet edhe nga mënyra e pjekjes së kafesë.  Ekziston edhe një variant i vetëm i kafesë që nuk ka kafeinë në mënyrë natyrale. Ajo është kafeja “charrieriana” me orgjinë nga Kameruni. Por sipas një studimi të Universitetit të Floridas, në 5/10 filxhanë të kësaj kafeje pa kafeinë sërish gjendet një përqindje kafeine sa dy filxhanë të një kafeje normale.

10.Kafja u shpall ilegale jo një herë, jo dy herë, por tri herë nga tri kultura të ndryshme! E para ishte në Mekë, pastaj nga Çarlsi II në Evropë në një orvatje për të shuar rebelimin e vazhdueshëm, dhe hera e tretë ishte nga Frederiku i Madh në Gjermani në vitin 1677, i cili brengosej për implikimet ekonomike të daljes së parave nga vendi për të blerë këtë pije.
Kafja ishte aq e rrallë në Gjermani gjatë Luftë së Dytë Botërore, saqë njerëzve u lëshoheshin “bomba-kafe” nga aeroplanët për t’i kthyer kundër nazistëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme