Google ADS

Fabrika që kthen mbeturinat në energji do hapet këtë vit

19:24 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Fabrika e prodhimit të energjisë përmes mbeturinave “Amager Bakke” që do të hapet në Kopenhagë më vonë këtë vit, kjo video në serinë e Dezeen x MINI Living tregon se si u konceptua skena e skijimit e dizajnuar nga SLA Architects gjatë gjithë vitit.

Kompania e Bjarke Ingels, BIG, krijoi termocentralin e ri, i cili tashmë vepron në kryeqytetin danez. Kompania kërkoi nga SLA Architects të projektonte parkun e madh që do të mbulonte çatinë, duke shfaqur shtigje për hiking, ngjitje në mure, zona për vështrim dhe një shpat për skijim prej 600 metrash.

Ndërsa objekti i madh gjeneron energji nga djegia e mbeturinave, parku në majë të çatisë së tij do të ofrojë një hapësirë të harlisur jeshile që është e hapur për publikun.

Vizitorët madje do të inkurajohen të shtojnë bimë dhe pemë të reja, duke përdorur fara të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme