Në vitin 1998, punëtorët që restauruan shtëpinë e njërit prej etërve të themelimit të SHBA-së, Benxhamin Frenklin, zbuluan eshtrat e 10 njerëzve. Studiuesit dyshojnë se një nga një mysafirët e Frenklin mund të ketë sjellë aty fshehurazi kufomat për të kryer studime anatomike, dhe më pas i ka varrosur në bodrum.
Kur të rinjtë janë të prekur nga trishtimi, sistemi i tyre imunitar bëhet më i fortë. Megjithatë, kur të moshuarit përjetojnë pikëllim, sistemi i tyre imunitar dobësohet. Kjo mund të shpjegojë arsyen se pse shumë nga çiftet e moshuara, kalojnë vetëm pak kohë larg njëri-tjerit.
Shumë kazino kanë filluar të futin në përdorim lojëra të bazuara tek aftësitë. Dhe kjo pasi të rinjtë janë të mërzitur me lojërat standarde “të bazuara tek fati” si lojëra elektronike dhe ruleta. Kumarxhinjtë do të jetë në gjendje të vënë bast, dhe të fitojnë para për gara të lira si “Cashteroids”, një version i modifikuar i Angry Birds, apo dhe shumë lojëra të tjera.
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet njerëzve që blejnë fara për zogjtë, dhe atyre që zakonisht i paguajnë borxhet e tyre. Në anën tjetër, njerëzit që blejnë pajisje të kromuara për makinën e tyre nuk kanë tendencë të paguajnë plotësisht borxhet e tyre.
Gjurmët gjenetike nga përvojat traumatike, trashëgohen tek minjtë nëpër të paktën dy breza.
Butterfly McQueen, një nga yjet e filmit “Gone With the Wind” (Bashkë me erën), nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në premierën e filmit, pasi ajo u dha në një teatër ku mund të hynin vetëm të bardhët.
Ervin Shrodinger nuk mendonte kurrë se një mace, mund të jetë njëherazi e gjallë dhe e vdekur. Teoria e tij, ishte më shumë një satirë, që kritikonte interpretimin e mekanikës kuantike në Kopenhagë.
Kryeqyteti finlandez Helsinki, ka një festë vjetore të quajtur “Darka nën qiell”, ku të gjithë banorët mund të vendosin një tavolinë jashtë, dhe të shijojnë darkën e tyre në trotuaret apo parqet e qytetit, apo edhe në mes të rrugëve tregtare më të populluara.
Në vitin 2012, një çift binjakësh lindi plot 87 ditë me diferencë nga njëri-tjetri, duke vendosur një rekord me vete.
Para vdekjes së tij më 1193, Saladini, komandanti më i madh në radhët e myslimanëve që pushtoi dhe ripushtoi Jeruzalemin gjatë Kryqëzatave, ua shpërndau të varfërve gjithë pasurinë e tij. Në momentet e fundit të jetës, pasuria e tij ishte vetëm 40 monedha argjendi, që nuk mjaftoi për të paguar funeralin e tij.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...