E përjavshmja britanike ‘The Economist’ i ka kushtuar një analizë çështjes së emërimit të aeroporteve në Ballkan.
Në aritkullin me titullin ‘Terminale me qëllim: Riemërimi i aeroporteve në Ballkan me qëllim të nervozizmit të fqinjit’, kjo revistë shkruan se ‘terminalet e aeroporteve në Ballkan janë asisoj që të tërbojnë fqinjët’.
“Një hapësirë e re ishte hapur në mars në Zagreb, kryeqyteti i Kroacisë. Ai u riemërua sipas Franjo Tuxhmanit, babai i lëvizjes për pavarësinë kroate. Ai ka zhvilluar një luftë të rreptë kundër serbëve kroatë, të cilët të përkrahur nga Serbia patën krijuar një republikë jetëshkurtër në territorin e Kroacisë. Shumica e serbëve u zbuan nga Kroacia”, shkruan artikulli.
‘The Economist’ shkruan se serbët e emëruan qysh në vitin 2006 aeroportin e Beogradit me emrin e Nikolla Teslës, për të cilin kroatët thonë se është i tyre.
Tutje, artikulli përmend edhe emërimin e Aeroportit të Prishtinës sipas komandantit të UÇK-së Adem Jashari.
“Jashari ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra me dhjetëra anëtarë të familjes së tij të gjerë gjatë rrethimit serb më 1998. Sot ai është hero për shqiptarët e Kosovës, por për serbët ai është një djall”, shkruan revista britanike, përcjell Konica.al.
Së fundmi, vëmendja e artikullit bie mbi zënkat mes Greqisë dhe Maqedonisë.
“Greqia konsideron se emri i Maqedonisë nënkupton një shtysë territoriale për një pjesë të Maqedonisë historike në Greqi. Maqedonasit në vitin 2007 ndryshuan emrin e Aeroportit në ‘Leka i Madh’, i cili ndahet nga të dyja vendet. Sidoqoftë, qeveria e re në Maqedoni dëshiron marrëdhënie të mira me Greqinë, prandaj është i mundur që të riemërohet”, përfundon artikulli i ‘The Economist’.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...