Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të shtunën një “rregullim të madh” të ligjeve islamike të vendit, duke lejuar çiftet e pamartuara të bashkëjetojnë dhe të lehtësojnë kufizimet e alkoolit.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, vendi i Gjirit gjithashtu u përpoq të kriminalizonte të ashtuquajturat “vrasje nderi”, një zakon fisnor i kritikuar gjerësisht.
Qeveria tha se reformat ligjore ishin pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar legjislacionin dhe klimën e investimeve në vend, si dhe për të konsoliduar “parimet e tolerancës”.
Ndryshimet përfshijnë heqjen e ndëshkimeve të konsumit të alkoolit, shitjeve dhe posedimit për ata 21 vjeç e lart.
Reformat ligjore u njoftuan në agjencinë shtetërore të lajmeve WAM dhe të detajuara në gazetën e lidhur me shtetin, The National.
Më parë, individët kishin nevojë për licencë për të blerë pije alkoolike, për të transportuar ose pirë alkool në shtëpitë e tyre.
Rregulli i ri me sa duket do të lejojë myslimanët të cilëve u është ndaluar marrja e licencës për të pirë pije alkoolike lirshëm.
Një ndryshim tjetër lejon “bashkëjetesën e çifteve të pamartuar”, e cila ka qenë prej kohësh një krim në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qeveria gjithashtu vendosi të largojë ligjet që mbrojnë të ashtuquajturat “vrasje nderi”.
Dënimi për një krim të kryer për të zhdukur “turpin” e një gruaje për mosbindje ndaj rregullave fetare dhe kulturore tani do të jetë i njëjtë për çdo lloj sulmi tjetër.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se mijëra gra dhe vajza vriten në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore çdo vit nga anëtarët e familjes, të zemëruar “me dëmtimin e perceptuar të nderit të tyre”.
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...