Elon Musk sapo arriti një rekord të ri për sa i përket pasurisë së tij. Ai fitoi një shumë rekord prej 25 miliardë dollarësh brenda një dite.
Rritja prej 20% i Tesla Inc. të Martën u cilësua si më e madhja për më shumë se një vit dhe e çoi pasurinë e themeluesit miliarderi në 174 miliardë dollarë, duke mbyllur hendekun që e ndante me Jeff Bezos, personin më të pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg.
Rritja e aksioneve të Amazon.com Inc të Bezos e ndihmoi atë të fitonte 6 miliardë dollarë, duke e çuar pasurinë e tij në 180 miliardë dollarë. Në janar, Elon Musk mposhti Bezos si personin më të pasur në botë.
Pasuria e Musk arriti kulmin më vonë atë muaj në 210 miliardë dollarë, sipas indeksit, një renditje e 500 njerëzve më të pasur në botë. Fitime të qëndrueshme tremujore, zgjedhja e Presidentit Joe Biden me përqafimin e tij të teknologjive të pastra dhe entuziazmin nga investitorët me pakicë nxiti rritjen e aksioneve të Tesla, shkruan zyrtare, transmeton portali arbresh.info
Musk dhe Bezos janë duke luftuar për vendin e parë në indeksin e pasurisë Bloomberg që kur themeluesi i Tesla mori kryesimin në janar, muajin që pasuria e tij arriti 210 miliardë dollarë.
Që atëherë, Bezos rifitoi titullin e më të pasurve në botë pasi aksionet e prodhuesit të makinave elektrike u fundosën deri në 36%. Tani të dy manjatët janë më pak se 6 miliardë dollarë larg njëri-tjetrit.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...