Elon Musk ka demonstruar punën e tij të fundit lidhjen tru-kompjuter, me të cilën shpreson se do të lejojë “simbiozën njerëzore-AI”.
Kompania neuroteknologjike, Neuralink, e themeluar nga moguli Elon Musk ka ardhur me një njoftim publik duke zbuluar disa çipa fleksibilë që mund ta lidhin trurin e njeriut në mënyrë të drejpërdrejtë me kompjuter.
Kjo teknologji synon t’iu ndihmojë personat paraplegjikë që t’i kontrollojnë kompjuterët përmes disa impianteve në trurin e tyre, dhe në të ardhmen mund ta përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe komunikojnë, shkruan The Independent, transmeton portali arbresh.info
Musk ka thënë se ky çip do të ndihmojë në “ruajtjen dhe përmirësimin e trurit tonë” dhe që “përfundimisht të arrijë një lloj simbioze me inteligjencën artificiale”.
Ky çip i vogël lidhet në tru përmes këtyre fijeve që janë më të holla se qimet e njerëzve dhe sytë tanë mezi i shohin.
Ideja e zgjerimit të aftësive njerëzore përmes teknologjisë, që nga disa quhet transnjerëzim, shpesh mbetet vetëm brenda kufijve të fantashkencës, mirëpo Neuralink po planifikon që t’i nisë testimet klinike të kësaj teknologjie hiç më larg se vitin tjetër. /arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...