Çaji jeshil njihet për listën e gjatë të përfitimeve shëndetësore, si përmirësimi i funksionit të trurit dhe mbrojtja kundër kancerit.
Kjo pije është një burim i pasur antioksidantësh, substanca që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup.
Tani ekspertët po mësojnë edhe më shumë mënyra se si çaji jeshil mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin e sistemit tretës. AgroWeb.org ju njeh më poshtë se si mund të ndikojë në shëndetin tuaj.
Hulumtimet e reja në të cilat AgroWeb.org mbështetet, mbi njerëzit e rrezikuar për tu prekur nga sëmundjet e zemrës, treguan se marrja e ekstraktit të çajit jeshil për katër javë mund të zvogëlojë nivelet e sheqerit në gjak dhe të ulë inflamacionin e zorrëve.
Studiuesit thonë se ky është një nga studimet e para që vlerëson nëse rreziqet shëndetësore të lidhura me sindromën metabolike mund të pakësohen nga çaji jeshil.
Është e sigurt të konsumoni deri në tetë filxhanë çaj jeshil në ditë dhe deri në gjashtë filxhanë në ditë për gratë shtatzëna.
Sindroma metabolike është termi mjekësor që përshkruan disa probleme që ndodhin të kombinuara, si një sëmundje e zemrës, goditje në tru dhe diabeti i tipit 2.
Faktorët e riskut janë presioni i lartë i gjakut, i yndyrës së tepërt rreth belit dhe i niveleve jonormale të kolesterolit ose triglicerideve në gjak.
Zakonisht, nëse një pacient është në rrezik për sindromën metabolike, rekomandohen modifikime të stilit të jetesës, duke përfshirë ndryshimet në ushqim dhe humbjen e peshës, të cilat mund të jenë sfiduese për arsye të ndryshme.
Konsumi i tepërt i çajit jeshil ose marrja e tepërt e ekstraktit të çajit mund të ketë edhe disa efekte anësore negative.
Ekspertët tregojnë se ka pasur raste të dëmtimit të mëlçisë kur konsumi i çajit ka qenë me doza tepër të mëdha.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...