Mushkonjat me siguri do t’ju gjejnë, përveç nëse mësoni disa aftësi të ndryshme, siç është “mosfrymëmarrja”.
Por, sipas një shkrimi të publikuar në Business Insider, ka disa gjëra që mund të bësh për të përmirësuar shanset për të mos u pickuar.
Ose, për ta thënë ndryshe, “për të përmirësuar shanset që dikush tjetër të pickohet në vend tuajin”.
Mushkonjat i gjejnë objektivat e tyre duke zbuluar dioksidin e karbonit, thotë Taneshka Kruger, menaxhere e projektit në Universitetin e Pretoria, Instituti për Kontroll të Qëndrueshëm të Malaries.
Gjithashtu, siç thuhet më tej, llojet e mushkonjave që duan të “shijojnë” njerëzit tërhiqen nga aroma e lëkurës, e cila varet nga mikrobet që jetojnë në lëkurën tuaj.
Dhe shkencëtarët aktualisht po studiojnë se si mund të përdoret kjo për të ndihmuar në zmbrapsjen e mushkonjave.
Por derisa kjo të japë rezultate, ju është më së miri të përpiqeni të mposhtni “shenjat dytësore” të përdorura për zbulimin e synimeve të tyre.
“Shmangni veshjen me ngjyra të errëta, pasi kjo tërheq mushkonjat”, thotë Kruger, sepse insektet “‘i shohin’ caqet e tyre si silueta, dhe ngjyrat e errëta bien më shumë në sy”.
Gjithsesi, “këshillat e lashta” për të mbajtur mëngë të gjata dhe çorape, ende qëndrojnë – kimikatet mund të jenë miku juaj, gjithashtu./reporteri/
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...