Për më shumë se 100 vjet është besuar që anija e famshme Titanik është fundosur për shkak se ishte përplasur me një ajsberg.
Madje edhe filmi me të njëjtin titull ku për protagonist ka Kate Winslet e Leonardo DiCaprion e thotë këtë version, ku ata ikin nga kuvertat e ulëta të përmbytura, vetëm për t’u zhytur më vonë në det, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, në një dokumentar të quajtur Titanik: Dëshmitë e reja, del një teori e re që thotë se një zjarr i madh ishte përgjegjës për fundosjen e anijes.
Një ekspert beson që është djegur në më shumë se tre javë, por që nuk ishte vërejtur.
Gazetari, Senan Molony, i cili studioi fotografitë e bëra përpara se Titaniku të largohej nga kantieri i anijes në Belfast, zbuloi shenja të gjata prej 30 metrash afër vendit ku anija u godit nga ajsbergu.
“Ne jemi duke kërkuar në zonën e saktë ku goditi ajsbergu dhe ne duket se kemi një dobësi apo dëmtim të bykut në atë vend të caktuar, përpara se të dilte nga Belfast”, tha ai.
Ekspertët konfirmuan se këto shenja tregojnë një zjarr në njërën nga dhomat e bojlerëve, të cilat mund të kenë dobësuar pjesën e çelikut të anijes, duke rezultuar në ngrirjen e ajsbergut.
“Hetimi zyrtar i Titanikut e ka quajtur [fundosjen] si një akt të Perëndisë,” tha Molony për The Times./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...