Pavarësisht nëse është libër klasik ose skenë e re, filmat e Disney gjithnjë do të jenë një pjesë e pandashme e gjeneratave në vijim.
Megjithatë, sipas disa ekspertëve, këto filma ndikojnë shumë në mënyrën e zhvillimit tonë gjatë rritjes, transmeton portali arbresh.info
Sipas tyre, përralla “Borëbardha”, “Bukuroshja e Fjetur” dhe “Mbreti Luan” mund të promovojnë një imazh shumë të shëmtuar për trupin, për punën si minatorë dhe mund të nxisin racisëm dhe dhunë familjare.
Sipas Dr. Victoria Cann, lektore në Universitetin e East Anglia, filmi më i shëmtuar dhe që sjell dëm nga të gjithë është “Bukuroshja dhe Bisha”.
Ajo thekson se ky film është më i keqi, për shkak se Bisha ndjehet gjithmonë në prag të dhunës.
“Kjo jep idenë e zymtë se nëse një grua vazhdon të qëndrojë gjatë me një person ekstremist, ajo edhe mund ta ndryshojë atë. Në fund bisha kthehet në nëj burrë të bukur, duke dhënë idenë se ai nuk mund të zemërohet më asnjëherë”, shton ajo.
Ndër të tjera, ajo thotë se filmi “Aladdin” është nxit pretendime raciste, pasi thekson se personazhet e mirë në film kanë lëkurë të bardhë, ndërsa ata të ligtë kanë lëkurë të errët.
Ajo shton se “Borëbardha” krijon pritje të parealizueshme te vajzat e reja, ndësa filmi “Bukuroshja e Fjetur” nxit anoreksi pasi karakteri i saj ka një bel të padukshëm të hollë.
Megjithatë, ajo lëvdon filmin “Frozen” i cili është më modern, më feminist, më besnik dhe ka të përfshirë temat e shoqërisë dhe familjes./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...