Ekspertët: Kjo është mënyra e veçantë si ta rrisni kënaqësinë seksuale

20:56 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Disa njerëz janë gjithmonë të disponueshëm kur vjen fjala për seksin. Ndërsa, të tjerë jo. Dhe mos dëshira për seks mund të jetë një problem në marrëdhënie.
Megjithatë, ekziston një mënyrë e thjeshtë e cila do t’ju bëjë të ‘kërceni’ në shtrat me partnerin tuaj menjëherë.

Sipas neuroshkencëtares Dr. Nicole Prause, mënyra konsiston me “mashtrimin” e vetes se nuk mund t’i rezistoni partnerit.

“Të flasim në përgjithësi, nëse norma juaj e zemrës është e rritur dhe e shihni partnerin, keni më shumë gjasa të “pretendoni” se po ndjeni kënaqësi si partneri juaj – edhe nëse nuk jeni duke ndjerë”, tha ajo për The Times.

Ajo rekomandon gjithashtu që t’i dërgoni mesazhe seksuale njëri-tjetrit edhe kur jeni në punë.

“Të bëheni seksual dhe të flisni për fantazitë seksuale. Kjo mund t’ju ndihmojë që të filloni”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme