Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar rrënojat e një piramide të lashtë në fushën Dahshur, afër Kajros.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Antikiteteve në Egjipt, rrënojat janë gjendje shumë të mirë, transmeton portali arbresh.info.
Rrënojat janë gjetur në jug të piramidës së famshme të Faraonit Snefreu.
Dahshur gjendet rreth 40km larg Kajros dhe ka shërbyer si vend për varrimin e faraonëve gjatë periudhës së Mbretërisë së Vjetër dhe Mbretërisë së Mesme në Egjipt.
Zbulimi i ri me sa duket i përket sundimit të dinastisë së 13-të, e cila zgjati nga viti 1803p.e.s deri në vitin 1646 p.e.s.
Arkeologët gjithashtu kanë gjetur disa fragmente të blloqeve prej guri dhe një pjatë me hireoglife./Arbresh.info
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA