Rritja e kërkesave në një botë të konektuar ka çuar deri në zhvillimin e materialeve të reja që mund të akumulojnë energji në mënyrë efikase. Janë disa materiale premtuese si ‘graphene’ apo molekulat cilindrike të karbonit, por hulumtuesit në Universitetin Kombëtar të Seulit mendojnë që mund të përdorin materiale edhe më të mira si p.sh filtrat e cigareve. Me një përpunim të vogël, një studim i ri nga profesori Jongheop Yi dhe kolegët e tij tregon që filtrat e cigareve mund të jenë një mjedis i jashtëzakonshëm për ruajtjen e energjisë.
Shtetet në mbarë botën janë duke punuar në zbatimin e disa rregullave të rrepta mbi atë se çfarë ndodhë me filtrat e cigareve, të cilat përmbajnë një shumëllojshmëri të komponimeve toksike dhe materieve tjera jo të biodegradueshme që eventualisht mund të gjejnë rrugën tek ujërat nëntokësor, transmeton arbresh.info. Nëse ato mblidhen dhe përpunohen në laborator, jo vetëm se do sigurohej asgjësimi i tyre, por ka mundësi që ato të prodhojnë komponime të karbonit shumë efektive për ruajtjen e energjisë. Profesori Yi beson që ky proces mund të bëhet me vetëm një hap ,i njohur si ‘pirolizë’.
Çështja kryesore e këtij procesi është rrjeti i fibrave acetate të celulozës në filterët e cigareve. Ky material është i dizajnuar për të kapur materialet gjatë thithjes së tymit, ku ekipi beson që këto fibra mund të pastrohen më pas dhe të riorientohen përmes procesit të pirolizës. Karboni në filtrat e cigareve është i mirë për akumulimin e energjisë për shkak të sipërfaqes së madhe me pore të vogla.
Megjithatë, nuk është e gjitha teori. Hulumtuesit në fakt kanë bashkangjitur një sistem me tri elektroda për të matur se si mund të bëhet ruajtja gjatë shkarkimit. Materiali i krijuar në laborator duket që ishte më i mirë se ai që është në dispozicion me “graphene” dhe molekulat cilindrike të karbonit. Me vetëm edhe pak punë, këto filtra të ricikluara mund të përdoren për tu konsumuar nga pajisjet si telefonat dhe tabletat ku kapaciteti i baterisë si dhe shpejtësia për mbushje janë jetike. Materialet e krijuara nga filtrat e cigareve gjithashtu mund të jenë të dobishme edhe si katalizator në qelizat e karburantit. Konsensusi shkencorë do të vazhdojë të tregojë se duhani nuk duhet konsumuar, edhe nëse këto filtra mund të jenë të dobishme si materiale./arbresh.info
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...