Burrat mund të mbeten shtatzënë shumë shpejtë falë zhvillimit të transplantimit të mitrës, sipas njërit nga profesorëve liderë të fertilitetit.
Suksesi i transplanteve të mitrës te gratë nënkupton që shkenca është tani në mundësi që ta lejojë që një operacion i ngjashëm të kryhet te ata që kanë filluar jetën si burra, thotë Doktor Richard Paulson, presidenti në largim i Shoqatës Amerikane të Mjekësisë Reproduktive.
Duke folur në mbledhjen vjetore të kësaj Shoqate në San Antonio të Teksasit, Paulson shpjegoi se nuk kishte arsye anatomike se pse mitra nuk mund të implantohej në një grua transgjinore.
“Ju mund ta bëni nesër”, tha ai.
“Do të kishte sfida shtesë, por nuk shoh ndonjë problem të qartë që do ta pengonte. Personalisht dyshoj që do të ketë gra transgjinore që do të duan të kenë një mitër dhe me shumë gjasë do ta transplantojnë”.
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë