E zë bashkëshortin në shtrat me dashnoren

13:26 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Në internet po qarkullon një video që pretendohet të jetë e një gruaje që po tradhtohet nga bashkëshorti.

Pamjet e filmuara tregojnë gruan duke u ballafaquar me burrin tradhtar dhe dashnoren, transmeton portali arbresh.info.

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në Kinë dhe ka mbledhur plot 15 milionë shikime.

Gruaja thuhet të ketë kapur mat burrin në shtrat me dashnoren në një hotel ku edhe ndodhi zënka.

Ajo e pyet bashkëshortin se pse e tradhtoi pas gjashtë viteve martesë. Ajo më pas e qëllon me shuplakë në fytyrë gjersa dashnorja është e shtrirë në shtrat.

Sipas Federatës së Grave në Kinë, aferat jashtëmartesore janë shkaktari numër një i shkurorëzimeve në Kinë.

Rreth 75 për qind e martesave në Kinë marrin fund për shkak të partnerëve të pabesë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme