Badrilal Meena, nga Kota e Indisë veriore kishte shkuar për një kontroll rutinë në spital pasi që kishte dhimbje të gjurit.
Pas udhëzimeve të mjekut, Badrilal kishte bërë rëntgen disa pjesë të trupit, rezultatet treguan që në trupin e tij kishte copëza metali, transmeton portali Arbresh.info.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se 56-vjeçari kishte dhjetëra pjesë metali brenda pjesëve të tjera të trupit të cilat po i shkaktonin dhimbje të ndryshme.
Mjekët mbetën të tronditur kur panë se në trupin e tij kishte 75 gjilpëra të cilat po i’a vështirësonin jetën.
Ata pas të gjitha analizave dhe fotografimeve erdhën në përfundim se pacienti i kishte futur gjilpërat në mënyrë të qëllimshme, duke mos e ditur arsyen.
Djali i tij Rajendra tha se ata kishin dashur që ai të operohet pasi që kishte dhimbje të këmbëve.
“Ne ishim kaq të frikësuar pasi pamë fotografitë. Ne nuk e dimë se si gjilpërat u futën brenda trupit të tij”.
Nga 75 kunja, 40 prej tyre janë në fytin e tij, 25 në këmbën e djathtë dhe nga dy në secilin krah./Arbresh.info
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij