Një grua 23-vjeçare afgane ka përshkruar për BBC-në, se si bashkëshorti i saj e ka lidhur dhe ia ka prerë të dy veshët gjatë një sulmi të dhunës familjare në provincën veriore të Balkh.
Gruaja e quajtur Zarina, momentalisht është në gjendje të qëndrueshme por të traumatizuar dhe ndodhet në spital.
“Nuk kam kryer asnjë mëkat. Nuk e di pse bashkëshorti im ma bëri këtë”, tha ajo.
Bashkëshorti i gruas është në arrati, tha policia për mediat lokale.
Zarina tha se ajo u martua në moshën 13 dhe se “marrëdhëniet me burrin e saj nuk ishin të mira”.
Në një tjetër intervistë për Tolo News, Zarina u ankua se i shoqi ishte përpjekur të ia ndalojë edhe takimet me prindërit e saj. Ajo u shpreh se do të dëshironte që të divorcohej nga ai.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...