Vetëm 10 ditë më parë termometri në kryeqytetin spanjoll shënonte 26°C. Por ditën e djeshme, 23 mars, banorët e Madridit, janë befasuar kur disa flokë të pazakonta bore, kishin mbirë në tarracat e shtëpive në qytetin e tyre.
Një valë e gjerë e presionit të ulët, e shoqëruar me rryma të ftohta, po e bën në këto orë motin shumë të paqëndrueshëm në nivel lokal mes Francës dhe Spanjës me temperatura nën mesatare.
Në formë më të zbutur, ndikimi i tij ka prekur edhe Britaninë e Madhe dhe në veçanti në rajonet veri-perëndimore.
Qendra e presionit të ulët do të kalojë në orët e ardhshme në jug të Gadishullit Iberik, ku pritet të shoqërohet me kohë të keqe, shira dhe rrebeshe të forta në Spanjë, Francë dhe Portugali.
Kjo valë dimërore, pak ditë para fillimit të pranverës, ka prekur pjesën më të madhe të Spanjës dhe sot është shoqëruar për herë të parë me reshje bore pas më shumë se dy vjetësh në qytetin e Madridit.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...