Një çift britanik ka shitur shtëpinë dhe gjithçka kishin duke nisur një udhëtim rreth botës.
Paul dhe Caroline King nga Kembrixh, shitën shtëpinë e tyre 280 mijë paund dhe makinat, për të nisur një aventurë të re.
Ata hoqën fëmijët e tyre 6 dhe 4 vjeç nga cikli parashkollor pasi “nuk ishte shumë i mirë”.
“Po u mësojmë vetë gjithçka. Le të vendosin vetë më vonë nëse duan të shkojnë në shkollë apo jo”, tha Caroline.
Ajo thotë se fëmijët e saj janë më të zgjuar se bashkëmoshatarët dhe këmbëngul se “jeta është shkolla më e mirë”.
Caroline dhe Paul u njohën gjatë një udhëtimi dhe këtë gjë kanë ndërmend të bëjnë edhe më fëmijët e tyre.
Në 19 muajt e fundit ata kanë udhëtuar në 15 shtete dhe nuk kanë ndërmend të ndalen.
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...