Astronomët kanë gjetur një kometë të pazakontë pa bisht, e cila do të mund t’Iu shërbejë si dëshmi rreth formimit të sistemit diellor dhe evolucionit.
Në një studim të publikuar në revistën “Science Advances” , thuhet se kometa e quajtur ‘Manx’ është e bërë nga materialet shkëmbore që zakonisht gjenden në afërsi të tokës, për dallim prej kometave të deritashme, të cilat janë të ndërtuara nga akulli dhe komponime të tjera të ngrira, që zakonisht formohen larg sistemit diellor.
Sipas hulumtuesve, kometa e cila u gjet rishtazi, mund t’ju ndihmojë atyre për të zgjidhur debatin mbi saktësinë se si dhe kur sistemi diellor u vendos në konfigurimin aktual. Po ashtu, kjo gjë mund t’i ndihmojë shkencëtarët për të përsosur modelet kompjuterike që përdorën për të stimuluar formimin e sistemit diellor.
Një zbulim i tillë, sipas studiuesve është i pazakontë për shkak se kometat e tjera që vinë nga ky rajon kanë bisht të ndritshëm dhe trupat e tyre shkëlqejnë nga reflektimete rrezeve të diellit.
Kometa e llojit “C / 2014 S3” ishte e errët dhe praktikisht pabisht kur ajo ishte parë. Përbërja e saj, sipas studiuesve është e ngjashme me asteroidet shkëmborë të vendosur në mes të Marsit dhe Jupiterit.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...