Mësuesja e gjuhës angleze, Laura Lynne Jackson, tregon sesi zbuloi aftësinë e saj që të komunikojë me të vdekurit.
Laura Lynne Jackson është mësuese e gjuhës angleze, fuqitë paranormale të së cilës, të pashpjegueshme nga shkenca, e kanë bërë atë njërën nga parashikueset më të njohura në botë. Tani, në një libër të ri, ajo rrëfen tregimin e saj jetësor. Ajo thotë se jeta e saj është goxha normale, me të vetmin përjashtim që ka të bëjë me dhuntitë e saj, të cilat as ajo ende nuk i ka kuptuar dhe pranuar në tërësi.
Më shumë se pesë shqisa? Ajo tregon se, tash e një kohë të gjatë, ka qenë në gjendje që të mbledhë informata rreth njerëzve dhe ngjarjeve me metoda të tjera, pos me pesë shqisat e veta. Por, dhuntia e saj më e madhe është aftësia që të komunikojë me të vdekurit, që, sikur shprehet ajo, gjenden “në anën tjetër”. E tëra kishte filluar në një ditë të bukur vere, derisa nëna e saj ishte duke u përgatitur për t’i vizituar prindërit e saj, gjyshin dhe gjyshen e vajzës. Ajo kishte vendosur që fëmijët t’i linte në shtëpi. Edhe pse Laura në fillim ishte e gëzuar se do të rrinte me vëllain, duke u larë në pishinë, papritmas ajo kishte ndier diçka thellë në eshtra, që nuk mund ta shpjegonte. – “Prit! Duhet të vij edhe unë me ty”, i kishte thënë të ëmës. Nëna në fillim nuk kishte pranuar, por më pas e kishte marrë Laurën me vete dhe, kjo kishte qenë hera e fundit që Laura e kishte parë gjyshin e saj të gjallë. Kur, tri javë më pas, kishte marrë lajmin e vdekjes së gjyshit, Laura kishte kuptuar pse kishte insistuar ashtu, që të shkonte atë ditë me nënën.
E çuditshme që nga mosha e vogël Laura tregon se, edhe para vdekjes së gjyshit, ajo kishte qenë një vajzë e çuditshme. Kur ecte rrugës, njerëzit krejtësisht të panjohur i shkaktonin emocione të forta, të zemërimit, apo ankthit. Ajo thotë se ndjenjat e tilla e çojnë nga një lumturi ekstreme, deri te depresioni, varësisht afër kujt është. Laura më pas tregon se këto përjetime e kishin përcjellë edhe gjatë studimeve. Derisa një ditë ishte duke dremitur, kishte parë sesi një shok i saj, John Moncello, kishte vdekur dhe shokët e tjerë e bartnin arkivolin e tij. Ajo ishte zgjuar e kapluar nga paniku. Në orën 8 të mbrëmjes asaj i kishte telefonuar një shok tjetër, duke i thënë se John ishte rrëzuar nga lartësia dhe kishte vdekur.
“Medium” zyrtar Kjo kishte ndikuar që Laura të mendonte se dhuntia e saj, në fakt, ishte mallkim, një gjë e keqe, prandaj kishte vendosur që t’ia kthente shpinën asaj dhuntie. Kishte filluar që të përpiqej ta bënte një jetë normale studentore. Por, një ditë një mik i kishte propozuar që të bënte disa teste shkencore, për t’i testuar aftësitë e saj. Testet kishin qenë të vështira, por në fund ajo, në mesin e vetëm 19 njerëzve të tjerë në Amerikë, të bëhej “medium kërkues”. Kjo bëri që ajo kurrë më të mos dyshonte në aftësitë e saj.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030