Gjatë 25 vjetëve të fundit ka pasur një rritje të dukshme të ndryshimeve të Tokës, si për nga numri, po ashtu edhe për nga intensiteti. Si aktiviteti sizmik, po ashtu edhe ai i vullkaneve, kanë përjetuar një gjallërim të vërtetë. Po ashtu, ka pasur shumë raportime rreth hapjes misterioze të vrimave në vende të ndryshme të botës, të cilat kanë gëlltitur çdo gjë që është gjendur në ato momente mbi to. Në fakt, i tërë sistemi diellor është duke iu nënshtruar një transformimi të paprecedent.
Le t’i kthehemi temës. Liqeni Riesko ishte i njohur për ujërat e qeta dhe të kthjellëta. Ai gjendej në Puerto Çakabuko, Patagonia, Kil. Themi “gjendej”, meqë ai u zhduk në mënyrë të mistershme, brenda natës. Askush nuk di se çka ka ndodhur me të vërtetë. Mungesa e çdo informate nga organet qeveritare vetëm sa e shton misterin dhe frikën. Athua, kush e përpiu tërë atë ujë?!
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...