Një term i thjeshtë; fiqtë teknikisht nuk janë fruta-ato janë një lule e përmbysur. Fiqtë nuk kanë lule si mollët apo pjeshkat. Lulet e tyre lulëzojnë brenda lëkurës, të cilat më pas shndërrohen në frutat që hamë.
Çdo lule, prodhon një farë të vetme me një bërthamë e quajtur “achene’ dhe fiku është i përbërë nga shumë të tilla. Kur hamë një fik, me të vërtetë po hamë shumë fara.Por, kjo nuk është më e veçanta. Brenda “lules” së fikut është e domosdoshme të kryhet një pllenim i veçantë dhe në këtë rast, bletët nuk hyjnë në punë, si një nga krijesat me rolin më të rëndësishëm në botë. As era nuk shërben në këtë rast.
Punën e bën një grerëz e veçantë e cila nuk jeton dot pa fikun dhe as fiku nuk jeton dot pa të. Ajo çfarë bën grerëza janë larvat që lë ajo tek fiku dhe kështu bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, ndryshe quhet marrëdhënie reciproke.
Grerëza femër hyn në një fik mashkull për të shtruar vezët e saj. Pasi grerëza hyn, ajo humbet krahët dhe nuk mund të dalë.
Por, lëshon vezët dhe lë pasardhësit e saj. Nga ana tjetër, grerëza mashkull është i lindur pa krahë me synim për t’u kryqëzuar me pasardhësit femër, teknikisht motrën e tyre dhe ai gërmon një tunel nga fiku. Për pasojë, ata dalin duke marrë me vete edhe polenin.
Nëse hyn aksidentalisht në një ‘lule’ fiku femër, femra vdes por nuk mund të lërë vezët e saj. E megjithatë, edhe këtu e ka dhënë kontributin e vet pasi ka pllenuar lulen duke na dhuruar fiqtë e shijshëm.
Mos u shqetësoni, pasi të mendoni se po hani njëkohësisht edhe një grerëz të ngordhur. Fiku përdor një enzimë të veçantë e quajtur “ficin” e cila e kthen grerëzën në proteina. Shihni videon se si kryhet ekzaktësisht pllenimi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...