Emma Morano është personi i vetëm ende në jetë që ka lindur në shekullin e 19-të.
Ajo ka lindur në vitin 1899 dhe sot ajo feston ditëlindjen e 117-të, transmeton portali arbresh.info.
Morano festoi ditën historike me tortë së bashku me kujdestaret në shtëpinë e saj në Verbania, një qytet në veri të Italisë.
Dieta që ajo mendon se bëri që të jetojë tërë këto vite janë vezët dhe biskotat në baza ditore, dhe shumë pak ndonjë frutë apo perime.
Një mjek një herë i kishte thënë të hante dy vezë të papërgatitura dhe një të zier gjatë ditë, dhe ajo ende e ndjek këshillën e tij.
Emma ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si personi më i vjetër në botë./Arbresh.info
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës