E mbani mend këtë fytyrë? Ja si duket Sem pas 9 vitesh

21:54 | 17 Mars 2016
Arbresh.info

Me siguri që çdo përdorues i internetit e njeh këtë fytyrë. Bëhet fjalë për një fëmijë 11-muajsh, me një grusht të forcuar dhe më një vështrim të thellë.

Sem Griner ose siç quhet ndryshe “fëmija i suksesit”, është përdorur në gjithçka që cilësohet si e suksesshme që nga notat e mrekullueshme nëpër provime e deri te gjetja e kikirikut të fundit në kuti.

Që prej ditës kur fotoja u ngarkua në “Imgur”, imazhi i tij ka marrë dhenë në internet. Figura e tij triumfuese u përdor për një sërë fushatash me slogane si: “Hani spageti ndërsa keni veshur një bluzë të bardhë, mos u bëni pis me salcë”.

Nga dita e publikimit të fotos së famshme kanë kaluar 9 vjet dhe Sem nuk është më një bebe i vogël, por është një fëmijë më i rritur.

Në këto foto me prindërit e tij, Sem tregon se nuk e ka humbur ende mimikën e tij të dikurshme në fytyrë.

6jZStWBl Gsxi1bll y5EALVJl Zo5aYvPl

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme