Kishte arritur deri aty sa kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj një gruaje, e cila nuk e linte të qetë.
Gaston Perez, një mjek 60-vjeçar nga Karolina e Jugut, përndiqej nga Jennifer Rudemyer, një mësuese 39-vjeçare, me të cilën kishte qenë i lodhur për disa vite.
Një histori dashurie e zgjatur për 8 vite me radhë, deri kur burri interesin. Por që nga ai moment, jeta e tij u bë një ferr i vërtetë.
Gjithçka zgjati deri ditën kur gruaja e qëlloi me pesë plumba dhe më pas i dha fund jetës.
60-vjeçari aktualisht ndodhet në terapi intensive me dëmtime të shumta në kraharor dhe duar, por nuk është në rrezik për jetën.
Tragjedia ndodhi pasditen e 4 shtatorit, në Hilton Head Island. Që kur Gaston e kishte lënë, Jennifer nuk ishte dorëzuar dot, pavarësisht se ai i kishte thënë disa herë se nuk kishte më mundësi për bashkim.
Në fund të muajit gusht, 39-vjeçarja i kishte thënë synimet e saj shoqes së ngushtë, Lauren Church: “Do e vras dhe më pas do i jap fund jetës”.
Lauren kishte sinjalizuar policinë në formë anonime, në mënyrë që të kontrollohej shëndeti mendor i Jennifer, ku policët e kishin gjetur të dehur dhe e bindën që të bënte një kontroll tek mjekët, shkruan noa.al.
Por pak ditë më vonë, Jennifer vuri në zbatim planin e saj të çmendur.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...