Në SHBA një nënë e shqetësuar nga fakti se djali i saj shpenzonte shumë orë në rrjetet sociale me iPhonen e tij, mori një vendim ekstrem ndaj të birit.
Megjithëse kishte shumë vështirësi, ajo arriti që për një vit t’ia hiqte krejtësisht telefonin fëmijës së saj.
Pas një viti pa telefon mamaja ka vetëm këtë për të thënë: “O zot jam e mahnitur, e shokuar nga ndryshimi që pësoi im bir.
Pas 7 javësh filloi të bëhej më llafazan, më social, mësonte më shumë dhe kishte më shumë shokë.Unë besova te ndryshimi i djalit tim dhe ai erdhi.
Inkurajoj çdo mama që të paktën një ditë në javë, t’ia heqë fëmijës smartphone, ai po na i shkatërron fëmijët pa e vënë re ne.”
Përdorimi i celularëve nga fëmijët dhe adoleshentët në Amerikë por edhe në shumë shtete të botës, ka rezultuar të jetë shumë i dëmshëm sidomos në jetën sociale të tyre, por ka ndikuar edhe në një produktivitet të ulët në shkollë.
Një metodë e tillë e përdorur nga ana e prindërve për t’ua ndaluar përdorimin e celularit , shpesheherë është masa që duhet marrë ndaj fëmijëve.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’