Një artist tatuazhesh ka kapur një adoleshent duke vjedhur biçikletën e një burri që kishte vetëm një këmbë dhe ideja që erdhi në mendje për ta ndëshkuar ka qenë e tmerrshme.
Maycon Wesley nga Brazili e ka marrë djalin në studion e tij dhe ndërsa e filmonte i bëri tatuazh shprehjen në portugalisht “Eu sou ladrão e vacilão” që përkthehet: “Unë jam hajdut dhe dështak.”
Pasi ka mbarur tatuazhin Maycon e pyeti adoleshentin nëse ai e pëlqente atë.
Mediat lokale raportojnë se djali, i cili dukej i tmerruar kur pa tatuazhin, është zhdukur pas incidentit që ndodhi ditën e premte. Ndërsa familja e tij pasi pa videon e ka raportuar Wesley në polici.
Ai dhe shoku i tij Ronildo Moreira de Araujo, zëri i të cilët dëgjohet në video janë arrestuar dhe akuzohen për torturë ndërsa kanë deklaruar se e kanë lëshuar djalin por nuk e dinë vendndodhjen e tij. /Oranews.tv/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=2tFtiTw_5Ok
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...