Kjo është teknika të cilën tashmë disa decenie e përdorin ushtarët dhe ekspertët. Thonë që të sigurt do të bini në gjumë të thellë për vetëm 120 sekonda!
Kjo këshillë është publikuar në vitet tetëdhjetë në librin “Relaksohu dhe fito: Si e arrijnë këtë kampionët”, mirëpo tani ka arritur popullaritet të ri dhe gjithnjë më shumë njerëz “betohen” në efikasitetin e saj.
Fjala është për teknikën në disa veprime, të cilën e përdorin ushtarët amerikanë tashmë disa decenie, transmeton Telegrafi.
E kanë shpikur ekipet e mjekëve ushtarakë, në tentimin që të zvogëlojnë mundësinë e gabimeve te ushtarët e lodhur, posaçërisht te pilotët.
Ata konstatojnë që, nëse e praktikoni rregullisht disa javë, ka përqindje efikasiteti madje edhe 96 për qind!
Pagjumësia është problem i shpeshtë në gjithë botën dhe i godet një të tretën e meshkujve të moshës deri në 40 vjeç dhe më shumë se gjysmën e femrave më të vjetra se 65 vjeç.
Lodhja kronike mund të shkaktojë diabetin, sëmundjet e zemrës, sulmet në tru dhe sëmundje të ndryshme të rrezikshme.
Ja si ta aplikoni këtë teknikë!
Relaksimi
Qetësoni më parë muskujt e fytyrës. Përqendrohuni në relaksimin e faqeve, fytit, muskujve përreth syve.
Lëshoni poshtë supet sa më shumë që të mundeni dhe me vetëdije dhe ngadalë lëshoni një herë njërën, pastaj dorën tjetër të shtrirë.
Frymëmarrja
Kur të jeni qetësuar, merrni frymë ngadalë dhe njëtrajtshëm, duke relaksuar muskujt e gjoksit.
Përqendrohuni edhe në relaksimin e këmbëve në këtë moment, filloni nga kofshët dhe vithet dhe përfundoni me shputat. Dhjetë sekonda dorëzojuni plotësisht ndjenjës së relaksimit.
Pastrimi i mendimeve
Ekspertët propozojnë tre shembuj të teknikës vizuale.
Imagjinoni që jeni të shtrirë në barkë në një liqen të qetë, mbi ju gjendet vetëm qielli i kaltër i pafund.
Imagjinoni që jeni ulur në karrige luhatëse në dhomën e cila është plotësisht e errësuar.
Provoni që gjatë dhjetë sekondave të mos mendoni për asgjë. Nëse është e nevojshme, kthjelloni edhe më shumë mendjen duke përsëritur “mos mendo, mos mendo, mos mendo”.
Ushtroni këtë teknikë dhe shpejt do të vëreni dallimin e madh – më shpejt do të relaksoheni dhe do të bini në gjumë të thellë për dy minuta. /Telegrafi/
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...