Gjithçka duket sikur ka dalë nga një film me James Bond, por është një projekt që tregon se e ardhmja e jahteve luksozë mund të jetë nën ujë. Koncepti i pagëzuar “Carpace”, një ëndërr e kahershme e arkitektes italiane të mjeteve lundruese, Elena Nappi, tregon për një anije hibride që mund të lundrojë si mbi ujë, ashtu edhe nën të.
Jahti mund të zhytet deri në 300 metra thellësi për 10 ditë rresht, duke bërë të mundur për udhëtarët që të shijojnë jetën nënujore.
Sipas Nappi-t kjo ide përfaqëson një brez të ri të mega-jahteve, duke bashkuar luksin me intimitetin që ofron lundrimi nën ujë.
“Bota e nëndetëse luksoze është kufiri i fundit që duhet kaluar prej nesh, ndoshta ky hibrid do të jetë normalitet në të ardhmen”, thotë ajo.
Jahti “Carpace”, i cili është i pajisur me një motor hibrid me naftë dhe elektrik, është dizajnuar për të pasur një strukturë alumini dhe do të jetë 78 metra i gjatë. Ai është projektuar të ketë kabina VIP, një dhomë ndenjeje, një bar, një spa dhe shumë veçanti të tjera.
Edhe pse nuk ka ende një çmim zyrtar dhe vetë ideatorja thotë se do të duhen disa vite për ta futur në ujë, pasanikët që do të duan të kenë një “lodër” të tillë, duhet të zbrazin llogarinë e tyre bankare për disa qindra miliona euro.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...